KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim se përgatiti një vrasje, Brahim Berisha gjobitet me 500 euro për armë pa leje
Siguri

Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim se përgatiti një vrasje, Brahim Berisha gjobitet me 500 euro për armë pa leje

Kosova News
Kosova News 14:07 -26/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I akuzuari Avni Lajqi është dënuar me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes së të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi), ndërsa për armëmbajtje pa leje ka marrë 2500 euro gjobë. Nga ky dënim do të llogaritet edhe koha që ai ka kaluar në paraburgim.

Për Brahim Berishën, prokurori është tërhequr nga aktakuza për përgatitje të veprës penale, duke e refuzuar atë dhe ai është dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje me 500 euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjyqtari Vesel Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Brahim Berisha kishte arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me akuzat që i ngarkohen.

Sipas aktakuzës së PSRK-së të datës 22.01.2025, Avni Lajqi dhe Brahim Berisha kanë vepruar sipas rekomandimit të të pandehurit Egzon Hasangjekaj. Për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme që kishte ndodhur në Amerikë në vitin 2021, mes të pandehurit Egzon Hasangjekaj dhe të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi), në shenjë hakmarrjeje, ata kanë përgatitur vrasjen e të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi).

Sipas aktakuzës, i akuzuari Avni Lajqi, me qëllim të përfitimit material të shumës prej 100.000 euro, ka arritur marrëveshje me të akuzuarin Brahim Berisha që, në këmbim të shumës prej 70.000 euro, ai ta privonte nga jeta të dëmtuarin Musa Demaj (Loshi). Brahim Berisha ka pranuar të marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale dhe është udhëzuar nga Avni Lajqi për mënyrën, kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprës.

Po ashtu, i akuzuari Avni ka marrë përgjegjësinë që nëse i pandehuri Egzon nuk do të bëjë pagesën për kryerjen e veprës penale, atëherë pagesën do ta bëjë vetë. Ata kanë siguruar edhe armën për vrasjen e të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi)., të cilën paraprakisht e kishte në posedim Brahim Berisha. Më 20.02.2024, arma e cila ishte planifikuar të përdorej në ditën kritike është sekuestruar nga Policia e Kosovës. Në pamundësi të privimit nga jeta të dëmtuarit M.D., i akuzuari Egzon ka kërkuar që të privonte nga jeta vëllain e Musës, Hekuranin, ose, nëse gjendeshin të dy, të vriteshin të dy.

Me këtë, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Përgatitje e veprës penale Vrasje e Rëndë” sipas nenit 173 par.1 nënpar. 1.6 lidhur me nënpar. 1.33, lidhur me nenin 27 par.2, në formë të bashkëpunimit, dhe marrëveshjen për të kryer veprën penale nga neni 35 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Avni Lajqi, më 28.03.2024, në shtëpinë e tij ka poseduar një fishek pa lejen e organit kompetent dhe ka poseduar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjin për armët. Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim pa autorizim të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, i akuzuari Brahim Berisha në shtëpinë e tij ka poseduar armë automatike me dy karikatorë dhe njëzet (20) fishekë, pa lejen e organit kompetent dhe në kundërshtim me ligjin për armët. Ai akuzohet për të njëjtën vepër penale sipas nenit 366 par.1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 26/09/2025 26/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?