KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s, Quni: Çështje e ngritur që nga ish-presidenti Rugova
Politikë

Avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s, Quni: Çështje e ngritur që nga ish-presidenti Rugova

Kosova News
Kosova News 10:11 -29/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, po shihet nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kontribut i dhënë nga i gjithë spektri politik në vend, e jo vetëm nga Qeveria Kurti.

Madje, deputeti i kësaj partie, Anton Quni, ka thënë se integrimi i Kosovës në Aleancën Veri-atlantike, është artikulim që nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Kjo çështje është ngrit shumë vite para luftës, që nga artikulimi që e ka bërë presidenti historik Ibrahim Rugova, gjithnjë është ripërsërit gjatë okupimit kur e kemi arritur lirinë, e po ashtu edhe kur u shpall pavarësia e Kosovës, do të thotë është meritë e tërë spektrit, të gjitha personaliteteve, të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe duhet ta përshëndesim të gjithë së bashku”, tha Quni.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, shtoi se avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s, është një mundësi e mirë për sigurinë nacionale.

“Është përshëndetur nga i tërë spektri politik i Kosovës, po ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga fakti se tani edhe zëri jonë do të dëgjohet në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s. Është një mundësi e mirë që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, të trajtohen në raporte bilaterale, por edhe në tërësi me autoritetet dhe përfaqësuesit e NATO-s, për të gjitha çështjet që na takojnë ne, por edhe vetë organizatën politiko-ushtarake të NATO-s”, theksoi Quni.

Të hënën, Asambleja Parlamentare e NATO-s votoi me shumicë votash pro avancimit të statusit të Kosovës nga vëzhguese, në anëtare të asociuar.

Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955, i cili mbledh të gjithë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve partnerë të NATO-s.

AP e NATO-s, përbëhet nga 281 delegatë nga 32 vendet anëtare të Organizatës Veri-atlantike.

Në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asociuara, 4 vende të asociuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Gjithashtu lexoni:

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Më 17 shtator nis votimi me postë për zgjedhjet lokale

Kosova News 29/05/2024 29/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë
14:06 -13/06/2025
Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit
14:05 -13/06/2025
BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe
13:46 -13/06/2025
Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë
13:27 -13/06/2025
Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë
13:07 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?