KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AUV: Ngritet niveli i kontrollit të detajuar për produktet nga Brazili pas përhapjes të sëmundjes së shpezëve “Newcastle”
Shëndetësi

AUV: Ngritet niveli i kontrollit të detajuar për produktet nga Brazili pas përhapjes të sëmundjes së shpezëve “Newcastle”

Kosova News
Kosova News 14:36 -21/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë [AUV] ka njoftuar sot [ e dielë] se ka ngritur nivelin e masave të kontrollit për ngarkesat me produkte të shpezëve nga Brazilit.

Sipas njoftimit thuhet se përhapja e sëmundjes e quajtur “Newcasttle” nuk ka nevojë për panik dhe nuk është shqetësuese për shëndetin publik pasi që ajo rrezikon vetëm sektorin e fermave të shpeztarisë.

AUV përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka theksuar se Kosova dhe disa shtete të tjera kanë suspenduar përkohësisht certifikimin e eksporteve të mishit të shpendëve me arsyetimin e përhapjes së sëmundjes e quajtur ‘Newcastle ‘në Rio Grande do Sul.

Në njoftim thuhet se kontrolli i detajuar do të i bëhet secilës ngarkesë që arrin nga Brazili për përjashtimin e çdo dyshimi për rrezik nga shpërndarja e sëmundjes New Catsle.

“Pas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë (Mapa) në Brazil për disa shtete ne mesin e tyre njofton edhe Republikën e Kosovës, për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij. Pasi është konfirmuar shpërthimi i sëmundjes së Newcastle (NCD) në komunën e Anta Gorda, në Rio Grande do Sul. AUV menjëherë ka urdhëruar ngritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Ku përfshihet kontroll i detajuar i secilës ngarkesë. Për verifikim të hollësishëm për të siguruar që ngarkesa është në përputhje me rregullat ligjore qe përjashtojnë çdo dyshim rreziku pas situatës se re te krijuar nga shpërthimi i sëmundjes NEW CASTLE”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të AUV, shteti i Brazilit e njeh entitetin e Kosovës.

“Njoftimi i autoritetit shtetërorë të Brazilit përfshin dhe njeh entitetin e shtetit të Republikës se Kosovës. Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregtimin e shpendëve dhe produkteve të tyre i cili garanton transparencë ndaj vendeve që importojnë produktet e tyre. Certifikimi i eksporteve është një marrëveshje dypalëshe midis vendeve dhe autoriteti Brazilian pezullon Certifikatën Ndërkombëtare të Shëndetit në mënyrë që të përmbushë garancitë dhe kërkesat për siguri të produkteve. Në mesin e produkteve janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë i cili tregtohen në vendet e rajon ku përfshihet edhe Kosova. Ne zbatim të procedurave dhe rregullave ligjore masatë e nivelit të kontrollit do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të tregtimit të produkteve ushqimore për menaxhim bazuar në situatë”, thuhet në njoftim.

Tutje, sipas AUV kjo sëmundje e shpendëve është infeksion i shpendëve shtëpiake dhe nuk paraqet rrezik për sigurinë ushqimore apo shëndetin publik.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim dhe koordinim me agjencitë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policinë e Kosovës dhe Doganat e Kosovës, në kapacitet të plotë do të ekzekutojnë masat sipas urdhrit njoftues, për parandalim të hyrjes se ngarkesave nga zonat e prekura me sëmundjen e Newcastle. Kjo sëmundje është një infeksion i shpendëve shtëpiake dhe specieve të tjera të shpendëve me virusin virulent të sëmundjes Newcastle (NDV). Nuk është shqetësuese për sigurinë ushqimore apo shëndetin publik. Qytetaret si konsumatorë nuk kanë nevojë për shqetësim. Sëmundja është e karakterit social-ekonomik e cila rrezikon vetëm sektorin e fermave të shpeztarisë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

Kosova News 21/07/2024 21/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?