KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AUV: Në lokalin ku u helmuan rreth 100 persona u gjetën produkte pa origjinë
Shëndetësi

AUV: Në lokalin ku u helmuan rreth 100 persona u gjetën produkte pa origjinë

Kosova News
Kosova News 14:25 -14/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se numri i të helmuarve në një lokal në komunën e Malishevës ka shkuar në 100.

Sipas tij nga inspektimet që janë bërë në atë lokal është vërejtur që gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenik ka qenë në nivelin jo të mirë si dhe janë gjendur produkte që nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për tu ditur origjina e tyre.

Ai tha se nga dyshimet e para besohet se helmimi ka ardhur nga sosat dhe majonezi që janë përdorur në këtë lokal, ku sipas tij, këto janë vetëm dyshime te ngritura nga ekipi inspektues dhe mbi bazën e tyre janë marr mostrat që do ti vërtetoj laboratori.

Ai tha se ky është rasti i dytë që është duke ndodhur brenda një javë dhe sipas tij AUV do të filloj  një aksion në të gjithë territorin e Kosovës, ku të gjitha lokalet e gastronomisë do të inspektohen. 

“Ekipi inspektues i AUV ka ndihmuar edhe prokurorin në rast në marrjen e të gjitha dëshmive për tu gjurmuar të gjitha dëshmitë dhe për tu lidhur të gjitha faktet e nevojshme qe të dimë saktë se si ka ndodh apo cili ka qenë shkaktari i cili ka ardhur deri tekë ky helmim. Deri më tani nga informata që i kemi nga mekanizmat shëndetësor janë rreth 100 persona që kanë kërkuar shërbime mjekësore qoftë në Qendrën Klinike Familjare në Malishevë, në spitalin regjional në Prizren dhe në QKUK”.

“Tani që është rasti i dytë që po ndodh brenda një javë është alarmuar ministri dhe drejtori ekzekutiv, të cilët kanë dhënë urdhër që ne të fillojmë një aksion të gjithë mbarshëm në gjithë territorin e republikës së Kosovës, ku të gjitha lokalet e gastronomisë, këto që gatuajnë dhe shërbejnë ushqime të shpejta ti nënshtrohen kontrollit të detajuar. Pjesa më e madhe e helmimeve ka ndodhur tek kjo kategori e lokaleve. Dhe në dëshirojmë që kjo të mos ndodhë më. Numri i inspektorëve është i kufizuar”.  

“Gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenike ka qenë në nivelin jo të mirë, kjo është bërë nga vlerësimi i ekipit inspektues. E dyta nuk kanë pas libreza sanitare punonjësit që kanë punuar në këtë lokal, që sipas ligjit kërkohet të ketë. Aty janë gjetur disa produkte që në i quajmë pa origjinë apo nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për tu ditur origjina e tyre”.

“Ne pikërisht për këtë arsye kemi mbledhur dokumentacionin e furnizimeve që ka ky lokal dhe lokalet e tjera që mund të dyshohet dhe mbi bazën e këtyre do të zgjerohet hulumtimi. Jo vetëm mishi por edhe sosat e sallata. Në të kaluarën në dy apo tre raste ka ndodhur që sosët kanë qenë shkaktar nga rezultat e para preliminare dyshimet kryesore janë në sos dhe majonezë por edhe këtu është produkti me i dyshuar që mund të qoj deri te mundësi që mund të jenë të helmuar, por këto janë vetëm dyshime te ngritura nga ekipi inspektues dhe mbi bazën e tyre janë marr mostrat që do ti vërtetoj laboratori”, tha ai, raporton EO.

Ndërkohë që Policia e Kosovës në raportin e publikuar sot ka bërë me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ministri Vitia i viziton në QKUK, qytetarët e helmuar në Malishevë

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren

Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve

Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë

Begaj: Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta

Kosova News 14/10/2023 14/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Sekreti i derës emergjente të avionit- Si shpëtohen pasagjerët në raste të jashtëzakonshme
12:14 -17/06/2025
Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA
12:02 -17/06/2025
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren
11:36 -17/06/2025
Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm
11:09 -17/06/2025
PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun
10:47 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?