KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AUV kryen inspektimet në shkollën ku u sëmurën katër nxënës në Istog, thonë se bëhet fjalë për infeksion viral sezonal
Shëndetësi

AUV kryen inspektimet në shkollën ku u sëmurën katër nxënës në Istog, thonë se bëhet fjalë për infeksion viral sezonal

Kosova News
Kosova News 15:21 -13/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kryer inspektimet në institucionin parashkollor në komunë të Istogut, ku katër fëmijë dyshohet se u helmuan ditën e enjte.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi tha se edhe pas inspektimeve nuk është gjetur ndonjë parregullsi në aspektin e higjienës.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale Pejë dje pas orës 16:00 ka pranuar ka pranuar përmes telefonit nga Policia se në shkollën fillore ‘Martin Camaj’ në fshatin Gurrakoc, komuna e Istogut. Ka dyshime për helmim të 4 nxënësve të klasës parashkollorë. Përderisa në ato orë shkolla ishte e mbyllur. Sot janë dërguar inspektorët në vendin e ngjarjes, të cilët kanë kryer inspektim të objektit të shkollës. Ekipi inspektues nuk ka gjetur ndonjë parregullsi në aspektin e higjienës”, deklaroi ai.

Thaçi shtoi tutje se sipas konstatimit preliminar, përkeqësimi i shëndetit të fëmijëve nuk ka të bëjë me dyshim helmimi por infeksion viral sezonal.

“Në kuadër të shkollës nuk ka kuzhinë, ku mund të ushqeheshin nxënësit. Po ashtu inspektorët kanë vizituar edhe Spitalin Rajonal në Pejë, ku kanë marrë trajtim mjekësor fëmijët. Sipas konstatimit preliminar, përkeqësimi i shëndetit të fëmijëve nuk ka të bëjë me dyshim helmimi por ka të bëjë me infeksion viral sezonal. AUV do të jetë ne kontakt me mekanizmat e tjerë shtetërore shëndetësor dhe të sigurisë për të ndërmarrë secilin veprim qe kërkohet sipas mandatit ligjorë institucional”, theksoi ai.

Më parë është raportuar për rastin, ndërsa Besnik Ibraj, doktor në Spitalin e Pejës deklaroi se fëmijët janë pranuar në spital ditën e enjte dhe se po vazhdon trajtimi i tyre.

“Katër fëmijë janë sjellë ditën e enjte, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat, gjendja  e tyre për momentin është e mirë. Ata kanë pasur shenja si humbje e vetëdijes, të vjellura, temperaturë. Ne kemi lajmëruar Policinë e Kosovës dhe Komunën e Istogut lidhur me rastin, për hetime të mëtejme”, tha ai.

Katër fëmijë dyshohet të jenë helmuar në një institucion parashkollor në Istog, mjeku jep detaje

Lidhur me rastin nuk ka pasur ende reagime nga Komuna e Istogut.

Policia e Kosovës bën të ditur se katër fëmijët në Istog nuk u helmuan, por që është grip sezonal

Gjithashtu lexoni:

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren

Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

Kosova News 13/10/2023 13/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Raportohet për mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran
15:58 -17/06/2025
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij
15:58 -17/06/2025
“Do të përshkallëzojë luftën në gjithë rajonin”: BE kundër përfshirjes ushtarake të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran
15:54 -17/06/2025
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”
15:30 -17/06/2025
Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale
15:06 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?