KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria rezultojnë brenda parametrave të lejuar për konsum
EkonomiShëndetësi

AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria rezultojnë brenda parametrave të lejuar për konsum

KosovaNewss
KosovaNewss 17:56 -08/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Domatet e importuara nga Shqipëria kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar për konsum, ka konfirmuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, ka deklaruar se të enjten i kanë pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një laborator të kontraktuar, i cili testet i ka realizuar në laborator të akredituar në Bullgari.

Siç ka bëtë të ditur ai, të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se Bashkimit Evropian.

“Do të thotë, prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve, të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve.

Ai tutje ka bërë të ditur se përveç kontrollit të rregullt zyrtar bazuar në plan me bazë rrisku, pas publikimit të informatave për dyshime të mbetjeve të pesticideve në domate, AUV përveç mostrave të testuar në laboratorët vendorë, ka dërguar mostra edhe jashtë vendit për testime me metoda konfirmative.

“Ato heqin dyshimet për prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara. Për këto dyshime asnjëherë nuk ka pasur komunikime zyrtare nga mekanizmi i BE-së RASFF”, ka theksuar Thaçi.

Në fund, ai ka shtuar se kontrollet e rregullta do të vazhdojnë mbi të gjitha ngarkesat sipas planit.

“Kemi bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Shqiptar të Ushqimit. Në kohë reale shkëmbejmë informata për të gjitha produktet ushqimore qe tregtohen mes dy vendeve. Konsumatorët duhet të ndihen të sigurt për produktet qe kontrollohen nga AUV. Gjithmonë ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr secilin dyshim që paraqitet”, ka përfunduar zëdhënësi i AUV-it për telegrafin.

Çfarë domate po vijnë nga Shqipëria në Kosovë? – AVU në pritje të rezultateve për të marrë masa

Gjithashtu lexoni:

KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi

KEK-u njofton lidhjen e mbi 360 kontratave për furnizim me energji

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari

KosovaNewss 08/06/2023 08/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?