KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT
Siguri

AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT

Kosova News
Kosova News 21:55 -02/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka zhvilluar një inspektim të jashtëzakonshëm në fabriken e qumeshtit “VITA”  që merret me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të qumështit, ku janë konstatuar mospërputhje me legjislacionin në fuqi dhe janë marrë mostra për analiza laboratorike.

Sipas AUV-së, gjatë kontrollit janë marrë mostra të qumështit UHT me afat të gjatë përdorimi, si dhe mostra të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

Inspektorët kanë verifikuar dokumentacionin, kanë kryer kontroll fizik të objektit dhe kanë inspektuar linjat e prodhimit. Gjatë këtij procesi është konstatuar se operatori ushtron veprimtarinë e përpunimit të qumështit në bazë të autorizimit përkatës, por në objekt janë instaluar edhe linja për prodhimin e produkteve me origjinë shtazore dhe me bazë qumështi, duke përdorur qumësht pluhur, vaj palme dhe lëndë të tjera ndihmëse.

AUV njofton se subjekti disponon sasi të konsiderueshme të lëndëve të para dhe produkteve, përfshirë qumësht UHT, qumësht pluhur, proteina qumështi, hirrë qumështi dhe vaj palme.

Sipas komunikatës, është konstatuar gjithashtu se subjekti nuk posedon autorizim të veçantë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve me bazë yndyrash bimore dhe proteinash qumështi për qëllimet e deklaruara në etiketim, ndërsa disa elemente të procesit do t’i nënshtrohen vlerësimit të mëtejshëm nga autoritetet kompetente.

AUV thekson se në këtë fazë nuk është marrë vendim për mbylljen e subjektit. Inspektimi, sipas agjencisë, është kufizuar në verifikim dhe marrje mostrash, ndërsa konstatimet përfundimtare do të bëhen vetëm pas pranimit të rezultateve laboratorike.

Pas përfundimit të procedurës inspektuese, subjektit i është lënë vendim për zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi dhe udhëzimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Agjencia rithekson se mbrojtja e shëndetit publik dhe siguria ushqimore mbeten prioritet institucional, ndërsa veprimet e mëtejshme administrative dhe ligjore do të varen nga rezultatet e analizave laboratorike.

https://www.facebook.com/share/p/18rTt2hjAS

Gjithashtu lexoni:

Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së

13-vjeçarja nga Llapi për pak të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital

Skanimi i situatës së sigurisë në Ballkan, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës vizitë në Kosovë e Bosnje

Shabani: Polici civil parandaloi plagosje të tjera në Podujevë, 3 të përfshirët kanë lidhje familjare

Prokuroria: Mosmarrëveshja paraprake mes familjarëve dyshohet se çoi në të shtënat në Podujevë

Kosova News 02/07/2026 02/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
light rain
21° _ 21°
76%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
26 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare
21:53 -02/07/2026
Muja: Siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë, qytetarët duhet të dinë se çka hanë e çka pinë
21:00 -02/07/2026
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
20:18 -02/07/2026
Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë është kyçe për anëtarësimin e Kosovës në BE
19:45 -02/07/2026
Rrustemi: Refuzimi i LDK-së për bashkëqeverisje e çoi vendin në zgjedhje
19:38 -02/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?