KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Autoriteti i Konkurencës fillon hetimet ndaj kompanisë së Samir Manes që e bleu Ferronikelin duke i shpërfillë procedurat
Ekonomi

Autoriteti i Konkurencës fillon hetimet ndaj kompanisë së Samir Manes që e bleu Ferronikelin duke i shpërfillë procedurat

KosovaNewss
KosovaNewss 16:17 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti i Konkurencës i Republikës së Kosovës ka njoftuar se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka mbajtur këtë javë mbledhje dhe me këtë rast ka nxjerr Konkluzion për fillimin e procedurës hetimore kundër ndërmarrjes Balfin Group Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit nga Shqipëria Samir Mane lidhur me mosparaqitje të kërkesës për lejimin e përqendrimit mbi shitblerjen e aksioneve të NKL Limited – NewCo Ferronikeli Complex LLC, në sektorin e metaleve dhe minierave raporton KosovaNews

Sipas njoftimit, Autoriteti i Konkurencës ka konstatuar se , Transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës.

Autoritetit njofton se, Fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar.

Po ashtu, në mbledhjet e komisionit janë marrë edhe katër vendime (Konkluzione të veçanta për mos fillimin e procedurave hetimore dhe një konkluzioni me të cilin i aprovohet kërkesa për lejimin e palës në procedurë) që lidhen me veprimtarinë bazë të Autoritetit të Konkurrencës, veçanërisht me vendimmarrjen për zbatimin e ligjit, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurencës

- Reklamë -

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës Njofton opinionin, se me datën 17.03.2023 dhe 22.03.2023, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka mbajtur mbledhje dhe me këtë rast ka nxjerr Konkluzion për fillimin e procedurës hetimore kundër ndërmarrjes Balfin Group Sh.p.k, lidhur me mosparaqitje të kërkesës për lejimin e përqendrimit mbi shitblerjen e aksioneve të NKL Limited – NewCo Ferronikeli Complex LLC, në sektorin e metaleve dhe minierave. Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, vlerësimin e përqendrimit ku pjesëmarrësit në përqendrim nuk parashtrojnë kërkesë për lejimin e përqendrimit nga neni 13. Autoriteti njofton se, Transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës. Kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet anti konkurruese përpara se ato të ndodhin (ex ante). Autoritetit njofton se, Fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar. Po ashtu, në mbledhjet e komisionit janë marrë edhe katër vendime (Konkluzione të veçanta për mos fillimin e procedurave hetimore dhe një konkluzioni me të cilin i aprovohet kërkesa për lejimin e palës në procedurë) që lidhen me veprimtarinë bazë të Autoritetit të Konkurrencës, veçanërisht me vendimmarrjen për zbatimin e ligjit, Gjithashtu, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës miratoi edhe 2 akte nënligjore (Rregulloren për procedurat hetimore të Autoriteti të Konkurrencës dhe udhëzuesin për mbajtjen e seancave dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës) të parapara me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Me respekt, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës 23.03.2023

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

KosovaNewss 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?