KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Autoritetet evropiane të shqetësuara, po përhapet një drogë 50 herë më e fortë se heroina
Botë

Autoritetet evropiane të shqetësuara, po përhapet një drogë 50 herë më e fortë se heroina

Kosova News
Kosova News 15:33 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Fentanili është gjithnjë e më i pranishëm në Evropë. E para që “goditet” është Belgjika, si pika kryesore hyrëse e lëndëve narkotike që vijnë nga Amerika e Jugut.

“Fentanili është një kërcënim më i madh se heroina ose kokaina. Fentanili është – kokaina e së ardhmes”, paralajmëroi Christian Vanderwaeren, kreu i doganave belge, për “The Times”.

Vitin e kaluar, Belgjika sekuestroi një rekord prej 110 mijë kilogramësh kokainë në portin e Antwerpit, një sasi që tejkalon bindshëm dhjetë gramët e zbuluara të fentanilit. Por edhe vetëm tre miligramë fentanil, i cili është 50 herë më i fortë se heroina, mund të jetë një dozë vdekjeprurëse.

Një seri bastisjesh në të cilat sasi të vogla të fentanilit janë kapur në Evropë gjatë muajve të fundit po ngjallin frikën se droga është përhapur në Evropë dhe se kartelet meksikane po përpiqen të krijojnë një treg të ri.

“Me dhjetë gramë fentanil, mund të vrisni 3 mijë njerëz në Belgjikë”, paralajmëron Vincent van Quickenborne, ministri i Drejtësisë i Belgjikës, i cili jeton nën mbrojtjen e policisë pasi u zbulua një tentativë rrëmbimi vjeshtën e kaluar.

Ai shpjegon se kartelet meksikane Sinaloa dhe Jalisco vendosën që fentanili të shkonte në SHBA dhe kokaina në Evropë. Megjithatë, Quickenborne shqetësohet se këto kartele mund të përpiqen të krijojnë një treg të ri duke përzier fentanilin me kokainën, e cila mbetet droga me e përdorur në Evropë.

Fentanili është një analgjezik opioid sintetik jashtëzakonisht i fortë (kundër dhimbjeve), i cili është i ngjashëm me morfinën, por 50 deri në 100 herë më i fuqishëm. Është krijuar në vitin 1959 nga Pol Jansen, kimist belg dhe themelues i kompanisë “Jansen pharmaceuticals”.

Kjo drogë sintetike është bërë eksporti kryesor për kartelet meksikane të drogës vitet e fundit. Një ton heroinë është ekuivalente me vetëm 20 kilogramë fentanil dhe laboratorët meksikanë mund të prodhojnë qindra mijëra doza në javë.

Gjithashtu lexoni:

Ministri izraelit i mbrojtjes planifikon të zhvendosë popullsinë e Gazës në kamp në Rafah

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg

Vdes burri që e ‘përpiu’ motori i aeroplanit në një aeroport në Itali

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Francezi rrezikon jetën e tij për të shpëtuar foshnjat nga kulla që po digjej në Paris

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?