KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Audi dhe Volkswagen do të përdorin inteligjencën artificiale për qëllime të kontrollit të cilësisë
Teknologji

Audi dhe Volkswagen do të përdorin inteligjencën artificiale për qëllime të kontrollit të cilësisë

KosovaNewss
KosovaNewss 23:50 -01/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Audi-ja vazhdon që të përqafojë edhe më tutje inteligjencën artificiale teksa kompania ka filluar përdorimin e një sistemi që përdorë teknologjinë në fjalë për kontroll të cilësisë.

Sipas prodhuesit të veturave, projekti më i fundit e përdorë inteligjencën artificiale për të ekzaminuar saldimet e pikave në trupat e veturave. Audi nuk hyri në shumë specifika, por tha se kjo teknologji u zhvillua dhe u testua me sukses në Neckarsulm.

Mesa duket projekti pati një ndikim të madh, pasi që kompania ishte në gjendje që të analizonte “rreth 1.5 milionë pika saldimi në 300 vetura në çdo turn”. Përpara përdorimit të inteligjencës artificiale, punëtorët duhej që të përdornin pajisje ultrazëri që të kontrollojnë në mënyrë manuale afërsisht 5 mijë pika saldimi për veturë, raporton CarScoops.

Përdorimi i inteligjencës artificiale është shumë më efikas dhe Audi tha se do t’u mundësojë atyre të kontrollojnë cilësinë në një mënyrë më objektive. Punëtorët gjithashtu janë liruar të “përqendrohen në anomalitë e mundshme”, megjithëse padyshim që do të jenë shqetësime për humbjet e mundshme të vendeve të punës në të ardhmen.

Pas suksesit të program pilotit, inteligjenca artificiale do të vihet në përdorim edhe në tre objekte të tjera deri në fund të këtij viti. Këto përfshijnë fabrikat e Audi-së në Bruksel dhe Ingolstadt, si dhe fabrikën e Volkswagen në Emden.

Sidoqoftë, kjo nuk është aq e lehtë sa instalimi i disa softuerëve siç vuri në dukje prodhuesi i automjeteve që një ekip ekspertësh duhet të ri-trajnojë modelin e AI për të identifikuar ndryshimet në cilësimet e saldimit në impiante të ndryshme.

Pasi që momentalisht nuk ka standarde apo certifikim për aplikimin e inteligjencës artificiale, prodhuesi i veturave u koordinua me Shoqatën Gjermane për Cilësi, Institutin Fraunhofer për Inxhinierinë Industriale dhe Institutin Fraunhofer për Inxhinierinë dhe Automatizimin e Prodhimit. Ky është një problem i vogël , por Audi thotë se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të optimizuar procese të tjera në të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t’ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Fillojnë punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fikse me fibra optikë në rrjetin e Telekomit të Kosovës

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

Dy presidentë amerikanë kanë kërkuar që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA

KosovaNewss 01/07/2023 01/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?