Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj sot në një konferencë për media, ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022.
Murtezaj tha se ATK mblodhi 355.5 milionë euro tatime, në krahasim me planin ka rritje për 26.5 milionë euro apo 8.1%.
“Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 66.3 mil, € apo 22.9%. Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave janë: Fuqizimi i kontrollit të brendshëm e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, rritja efikasitetit në mbledhjen e borxheve, digjitalizimi i shërbimeve në 100%, shërbimet profesionale, rritja e transparencës, rritja e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, zbatimi i rekomandimeve nga organizata ndërkombëtare”, tha Murtezaj.
Sipas tij të gjithë këta faktor kanë ndikuar që ATK-ja të dalë me rezultat sa më të mirë për këtë periudhë.
“Kemi inkasuar 77 milionë euro borxhe që janë të trashëguara dhe kjo tregon për efikasitet në mbledhjen e borxheve”, theksoi ai.
Ai gjithashtu ka bërë edhe prezantimin e reformave të rimbursimit të tatimeve, ku tha se është kthyer besueshmia në këtë proces.