KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK-ja brenda gjashtë muajve inkasoi mbi 524 milionë euro, 10.8 për qind më shumë se një vit më parë
Ekonomi

ATK-ja brenda gjashtë muajve inkasoi mbi 524 milionë euro, 10.8 për qind më shumë se një vit më parë

Kosova News
Kosova News 11:34 -10/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, bëri të ditur se ATK-ja ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor 2025, që paraqet një rritje prej 50.9 milionë euro apo 10.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai këto të dhëna i paraqiti të enjten në një konferencë për media, duke shtuar se ATK-ja ka vazhduar me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës.

“Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike si rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, zgjerimin apo rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve dhe përmirësimin e kulturës së përgjithshme tatimore në vend. Administrata Tatimore e Kosovës edhe në këtë periudhë raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 524.1 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë euro apo 11%, në raport me vitin paraprak”, tha Murtezaj.

Ai tha se krahas rritjes së të hyrave, ATK-ja po vazhdon edhe me reformën institucionale, konkretisht me reformën në procesin e fiskalizimit.

“Krahas rezultatit të shkëlqyer në rritje të të hyrave, ATK po vazhdon me reformim institucional. Pra, fjala është për reformën në procesin e fiskalizimit. Kjo reformë është iniciuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Murati dhe nën mbështetjen financiare të UNDP-së është zhvilluar moduli apo aplikacioni, i cili krijon një qasje të re të fiskalizimit, nga një qasje harduerike, në qasje softuerike”, u shpreh ai.

Murtezaj tha se puna e ATK-së bazohet në Planin strategjik 2022-2026 dhe se vizioni i këtij institucioni është të jetë e krahasueshme me administratat tatimore të vendeve të zhvilluara.

“Administrata Tatimore e Kosovës, aktivitetet e saj i mbështet në legjislacionin tatimor si dhe në Planin Strategjik 2022-2026. Në këtë plan strategjik, përveç qëllimit, objektivave dhe misionit, është i përcaktuar edhe vizioni i Administratës Tatimore, vizion ky që ka përcaktuar orientimin tonë drejt ndërtimit të një administrate tatimore të krahasueshme me administratat tatimore të vendeve të zhvilluara. Andaj sot, me krenari ju informoj juve dhe qytetarët e vendit tonë se bazuar në raportin e FMN-së të publikuar në janar të vitit 2025, sipas anketës ISORA, e cila bënë matjen e performancës së autoriteteve tatimore në gjithë botën, Kosova, gjegjësisht Administrata Tatimore e Kosovës, rezulton që nga 8 indikatorët matës, në 7 prej tyre të jetë shumë më mirë se vendet në zhvillim, pra përfshirë edhe vendet e Ballkanit, ndërsa në 5 nga 8 këta indikatorë, është te mesatarja apo mbi mesataren e vendeve të zhvilluara, përfshi këtu vendet e BE-së”, tha ai.

Sipas tij, ky raport i FMN-së dëshmon se ATK-ja po transformohet nga një administratë e brishtë në një institucion modern e të krahasueshëm me vendet e zhvilluara.

“Pra, bazuar në këtë raport të FMN-së, Administrata Tatimore e Kosovës për një periudhë kaq të shkurtër, arrin që të ngrihet nga një administratë e brishtë dhe e krahasueshme vetëm me vendet në zhvillim, tanimë në një administratë moderne dhe e krahasueshme me vendet e zhvilluara, që siç e thashë ka qenë dhe është vizion i ATK-së”, tha Murtezaj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Të hyrat në ATK për 10.8% më të larta, për 6 muaj u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime

Kurti: Rritja ekonomike, në shërbim të progresit demokratik dhe mirëqenies sociale

Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt, BQK-ja e mirëpret vendimin

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

Kosova News 10/07/2025 10/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet reparti i vaksinimit në QKMF `Dr. Nexhat Çuni` në Mitrovicë
15:47 -10/07/2025
Ekskluzive: Blerim Isufaj jep urdhër për hetimin e procesit te urave të reja në Mitrovicë, i njëjti i kishte hequr urdhërarrestin Milan Radojçiqit
15:41 -10/07/2025
Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”
15:38 -10/07/2025
Aksident fatal në Sekiraçë të Podujevës: Përplasen traktor dhe veturë, humb jetën një person
15:25 -10/07/2025
Fiorentina zyrtarizon transferimin e Edin Dzekos
15:22 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?