Një 49-vjeçar ka mbetur i vrarë në atentat pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë.
Viktima, i identifikuar si Edmond Papa 39-vjeç, pronar i një lokali në Sarandë, u plagos disa herë me armë zjarri teksa po frekuentonte një bar-kafe me miqtë e tij në zonën e Selitës, nga një person ende i paidentifikuar.
Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por nuk arriti dot t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.


