Turniri në futboll të vogël që zhvillohet për 30 vitë më rradhë në Fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë, ka sjellur gjithmonë risi për futbolldashësit. Organizimi i mirë, serioziteti i rregullave, numri i madh i shikuesve, atmosfera e jashtëzakonshme e krijuar nga shikuesit, tashmë e kanë bërë trimufin në këtë turnir që të jetë ëndërr e secilit ekip dhe lojtar që luan në Futboll të Vogël

Turniri që mban emrin “2 Korriku – Beguncë” për ndër të Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990, këtë vit e ka arritur që një gjë, atë që politika nuk po mundet ta bëjë edhe lehtë, integrimin e minoritetit serb në shoqëri, në modelin që njihet integrim nga poshtë-lartë.
Për ekipin e quajtur “Erolli Dekor” kësaj rradhe kanë luajtur 4 lojtar serb dhe është për tu vlerësuar fakti që nuk ka ndodhur ndonjë incident që do të mund të e rrezikonte zhvillimin e ndeshjeve.

Ky turnir tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu mesuar emri i fituesit. Më datë 30.06.2022 nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale mes ekipeve të quajtura “Arisi Pharm” dhe “Beka Dekor”, fituesi nga kjo ndeshje do të përballet me ekipin e quajtur “Mercedes Arditi” në finalën e madhe që mbahet të shtunën me 2 Korrik.