KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve
Ekonomi

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

Kosova News
Kosova News 07:59 -14/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2024, ku vihet në pah një rritje e ndjeshme e numrit të vizitorëve në krahasim me një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 698.068 vizitorë, nga të cilët 39.3% ishin vendorë, ndërsa 60.6% ishin vizitorë të huaj.

Kjo përbën një rritje prej 18.3% të vizitorëve të jashtëm në raport me vitin 2023. Numri i net-qëndrimeve gjithsej ka arritur në 1.522.890, me një pjesëmarrje më të madhe nga vizitorët e huaj (54.3%).

Në aspektin rajonal, Rajoni i Prishtinës ka pasur numrin më të madh të vizitorëve vendorë, me 205.405, ndërsa Rajoni i Pejës ka regjistruar numrin më të lartë të net-qëndrimeve, me 591.673.

Të dhënat tregojnë se vizitorët e huaj kanë ardhur kryesisht nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, duke reflektuar lidhjet e forta kulturore dhe diasporike me këto vende.

Në total, nga pikat kufitare janë regjistruar 6.938.227 hyrje të vizitorëve të huaj në territorin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës janar–dhjetor 2024.

Për sa i përket qytetarëve të Kosovës, ASK njofton se 484.949 persona kanë realizuar të paktën një udhëtim me net-qëndrim gjatë vitit, brenda ose jashtë vendit.

“Të dhënat e më poshtme janë të grumbulluara nga pikat kufitare, ku numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2024 ishte 6 938 227”, njofton ASK.

Gjithashtu lexoni:

Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë

Distria e argjendtë në Botëror

Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

Kosova dhe ShBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Kosova News 14/06/2025 14/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
ASH: VLEN edhe pse janë pjesë e qeverisë, vazhdojnë të sillen si opozitë duke u shmangur nga përgjegjësitë institucionale
21:37 -14/06/2025
Ka mbetur i bllokuar në Iran, Taremi detyrohet ta humbasë Kupën e Botës për Klube
21:34 -14/06/2025
Gyokeres ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm – Fabrizio Romano jep detajet
21:31 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?