Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë shënoi ngritje për 5.2 % në tremujorin e parë 2022 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021 ndërsa krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2021 Çmimet e Importit pësuan ngritje në një mesatare prej 21.8 %, thuhet në komunikatën e Agjencisë së statistikave të Kosovës.
Sipas këtij indeksi të çmimeve, Çmimet e Importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 5.2 % në TM1 2022 krahasuar me TM4 2021. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet bimore (15.2 %), produktet minerale (11.2 %), vajrat ushqyese (7.6 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (7.3 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (6.4 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (6.0 %), mjetet e transportit (4.3 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (4.3 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.0 %), letrat dhe artikujt e saj (3.9 %), druri dhe artikujt e tij (3.8 %), instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikore dhe mekanizmat e orës (2.5 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.4 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (1.9 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (1.5 %) dhe produktet e industrive kimike (0.3 %).
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj (-1.9 %) dhe këpucët (-0.6 %).
Çmimet e Importit në Kosovë shënuan ngritje në një mesatare prej 21.8 % në mes TM1 2022 dhe TM1 2021. Ngritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (58.2 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (55.5 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (39.6 %), vajrat ushqyese (33.4 %), druri dhe artikujt e tij (32.9 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (23.1 %),instrumentet optike, fotografik, matës, madicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (19.4 %), produktet bimore (16.6 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (14.0 %), mjetet e transportit (8.7 %),pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (7.8 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (6.5 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (5.5 %), produktet e industrive kimike (3.8 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.0 %) dhe këpucët (0.2 %).
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve lëkura dhe artikujt e saj (-6.9 %) dhe te letrat dhe artikujt e saj (-2.4 %).