Asamblisti Shpëtim Haliti i partisë së Shaip Kamberit , Partia për Veprim Demokratik në Luginën e Preshevës, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku në një intervistë sonte në Rubikon në Klan Kosova grupimet politike në Preshevë i quajti “vegla njëpërdorimëshe” duke i akuzuar si bashkëpuntorë të kryeministrit Kurti ndërsa e kanë humbur një aleat duke u thirrur në veten e tij, raporton KosovaNews
Asamblisti nga Presheva i është kundërpërgjigjur Abdixhikut duke i thënë se ata bashkëpunojnë me Kosovën sikurse bashkëpunojnë edhe me Shqipërinë dhe se këto dy shtete janë “nënat” e tyre.
“Abdixhiku që vet e ka prejardhjen prej këndej që ne bashkëpunojmë me Kosovën, sikurse bashkëpunojmë me Shqipërinë. Këto janë ‘’nënat’’ tona siç për Kosovën ishte dhe mbetet Shqipëria. Dhe kjo nënë e jona e ka kryeministër Albin Kurtin sot. Por, dua të theksoj një gjë që edhe kur Kryeministri Kurti nuk ishte kryeministër nuk ka kërcënuar siç bërë ti sonte që the se ne paskemi humbur një aleat, dmth ty” ka shkruar Haliti
Asamblisti i PVD-së në Preshevë e ka falenderuar qeverinë Kurti për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve të Luginës madje me vlera të shumfishta krahasuar me qeveritë e tjera.
“Nevojat tona janë të mëdha, por, përtej kësaj, dua të falenderoj mbështetjen e Kosovës që ka dhënë në këtë kohë madje me vlera të shumëfishuara për Luginën, ndërkohë edhe mbështetjen politike e edhe njerëzit tanë të kyçur edhe formalisht sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës si mundësi për të shprehur e shtyrë nga afër interesat dhe kërkesat tona si Luginë atje dhe kudo” ka shkruar Shpëtim Haliti në facebook.
Më poshtë reagimi i plotë i Halitit në facebook: