KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » As sot nuk filloi mësimi në shkollën “Xhevdet Doda”, nxënësit dhe profesorët nuk duan të largohen nga objekti i tyre
Arsim

As sot nuk filloi mësimi në shkollën “Xhevdet Doda”, nxënësit dhe profesorët nuk duan të largohen nga objekti i tyre

KosovaNewss
KosovaNewss 20:09 -03/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkak të reformës së re në arsim në komunën e Prishtinës, shkolla “Xhevdet Doda” po përdoret nga nxënës të shkollave fillore ndërsa nxënësit e saj janë shpërngulur në Gjimnazin Matematikor pak kilometra larg saj. Ky ndryshim është kundërshtuar me protestë gjatë ditës së sotme.

Këta nxënës që janë mbledhur këtu qëllim kanë pasur që mësimin ta nisin në shkollën që ishin regjistruar, atë të Gjimnazit “Xhevdet Doda”.

Por Drejtoria e Arsimit aty i ka sjellë nxënës fillorist të dy shkollave tjera e ata ka planifikuar t’i dërgojë te Gjimnazi Matematikor.

Prandaj, edhe po protestojnë për herë të dytë para këtij Gjimnazi.

Kundërshtimit i janë bashkuar edhe disa profesorë të “Xhevdet Dodës”.

“Ne jemi kundër ndërrimit të shkollës tonë, shkolla jonë nuk po zhvendoset për me rritë cilësinë por shkolla jonë po zhvendoset me lëshu vend, dmth me ja lshu vendin shkollave tjera se spo kanë ku i qojnë”, ka deklaruar Ahmet Ahmeti – mësimdhënës.

E prindërit po thonë që fëmijët e tyre po maltretohen me këto ndryshime të lokacioneve.

“Sot psh. fëmijen tim, unë e kam regjistru këtu e tash prej këtu e dërgoj me një shkollë tjetër. Kjo Xhevdet Dodës është hera e tretë a katër që i ndodhë. Nga objekti në qendër, shko në Ali Sokol, nga atje hajde këtu, prej këtu tash atje edhe atje është e përkohshme, nuk është zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Muhamet Purellku – prind.

Ndërkohë, ata që kanë vendosur të mos i bashkohen protestës kanë vazhduar me procesin mësimor normalisht në shkollën e paraparë nga Drejtoria komunale e Arsimit.

E pikërisht ky institucion ditën e djeshme kishte thënë se mësimdhënësit po shtyhen nga politika për të kundërshtuar reformën e re në Komunën e Prishtinës për mësimin gjithëditor.

Komuna kishte vendosur që nga ky një shtator të filloj mësimi tërëditor në pesë shkolla të kryeqytetit, duke ua ndërruar lokacionin disa kalsëve në mënyrë që të akomodohen ato më të ulëtat për të cilat vlen ky ndryshim.\dukagjini

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

KosovaNewss 03/09/2024 03/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?