Artisti nga Tetova Luran Osmani i cili ka dizajnuar veprën “Identiteti” të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu përmes një reagimi në faqen e tij në facebook ka thënë se vepra e tij po keqpërdoret nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërsë duke mos respektuar parimin elementar sic është e drejta e autorit.
Osmani në një lëtër drejtuar Drejtuar Institucioneve, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës e Republikës së Shqipërisë ka thënë se arti ka qenë në historinë e njerëzimit shtylla që ka balancuar dhe ka bërë përpara, por me vlera dhe respektim vlerash, jo me keqpërdorim.

Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, pas premierës në Tiranë, realizuan me sukses edhe premierën kosovare të operës solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ku në sfond u paraqit edhe figura e Skëndërbeut e krijuar nga artisti nga Tetova Luran Osmani për të cilën autori thotë se nuk është pyetur fare.
më poshtë reagimi i plotë: