Sot në shkollën Ismaj Qemajli në Prishtinë pati incidente në mes të mësimdhënësve, grevistëve dhe qytetarëve të cilët kishin dalë për të kundërshtuar grevën dhe kërkonin që të fillonte procesi mësimor, raporton KosovaNews.
Një qytetar nga Prishtina në sy të mediave po debatonte me një mësimdhënës duke i thënë se duhet të fillonte mësimin për fëmijët dhe për mbesën e tij.
E mësimdhënësi e injoronte duke i thënë se nuk debaton me gjysh. “Çka kanë more këta gjyshër sot?” Bërtiste mësimdhënësi para mediave.
Kosovanews merr vesh se ky arsimtar është eksponent i Partisë Demokratike të Kosovës dhe quhet Naim Bytyqi, gjithashtu ai është edhe anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut. Sipas burimeve të KosovaNews Naim Bytyqi është duke bërë presione të mëdha brenda anëtarëve të sindikatës për të mos filluar mësimi dhe se ai vazhdimisht rrinë duke komunikuar me dikë nga “lart” për hapat që duhet të ndiqen.
Naim Bytyqi ka qenë kandidat për asamble nga radhët e PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
