KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pupovci: Ky vit shkollor nuk ka qenë i lehtë, duhet koordinim
Arsim

Pupovci: Ky vit shkollor nuk ka qenë i lehtë, duhet koordinim

Kosova News
Kosova News 21:06 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit ka mbajtur takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, në të cilin është diskutuar për përfundimin e vitit shkollor 2021/2022 dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në këtë takim, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, përmendi faktin se nuk ka qenë një vit i lehtë shkollor për shkak të çrregullimeve që shkaktoi në sistem pandemia.

Ndër të tjera, zv/ministri Pupovci theksoi rëndësinë që ka koordinimi i veprimeve mes nivelit qendror dhe atij lokal, sidomos në këtë fazë, në mënyrë që të përmbyllet viti dhe të gjitha proceset me sukses.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për mbarëvajtjen e pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë dhe organizimit të pjesës së dytë e cila do të mbahet më 14 qershor, si dhe përgatitjet që janë bërë për Provimin e Maturës, i cili mbahet më 18 qershor.

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ishin po ashtu temë e takimit të sotëm, përfshirë këtu regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe në të dhjetën, shpërndarjen e teksteve shkollore dhe çështje të tjera me rëndësi për fillim të mbarë të vitit shkollor 2022/2023./akd/

Gjithashtu lexoni:

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

TAGGED: drejtorët përgatitjet, Pupovci, viti shkollor
Kosova News 14/06/2022 14/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?