Me një muaj vonesë, për shkak të grevës në institucionet publike arsimore, mbi 300.000 nxënës në Kosovë nisën më 3 tetor vitin e ri shkollor.
E pas debatit për grevën tani ka nisur debati për orët e humbura në shtator dhe të cilat nuk dihet nëse do të kompensohen ose jo, pasi komunat ende nuk kanë dorëzuar listat në Thesar, raporton KosovaNews.
Ministrja e Arsimit, ARbërei Nagavci tha sot se ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë ende.
“Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, tha ajo.
Ministrja thekson se ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBAShK, janë nxënësit dhe fëmijët.
“Për më shumë se një vit, kemi zhvilluar dhjetëra takime me Kryesinë e SBAShK-ut, i kemi lutur të mos marrin hapa të pamenduar pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim. Kemi diskutuar me Kryesinë e SBAShK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer. Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, ka thënë ajo.
Ajo tha se jkanë bërë me shjetëra takime me vullnet të njëanshëm, me përpjekje të njëanshme për rezultate të synuara që të jenë të përbashkëta.
Nagavci thekson se Ligji duhet të respektohet në tërësi, ”ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi”.
Mës tjerash ministra Nagavci tha se sot publikojnë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit, ndërsa pohoi se konpensim do të ketë, por për punën e bërë.
“Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve. Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, ka thënë ajo./KosovaNews/