KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Nagavci: Siguria e nxënësve në shkolla, interes i veçantë në politikat arsimore
Arsim

​Nagavci: Siguria e nxënësve në shkolla, interes i veçantë në politikat arsimore

Kosova News
Kosova News 12:07 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se çështja e sigurisë së nxënësve në shkolla është çështja kryesore dhe me interes të veçantë në politikat arsimore, prandaj edhe nevojitet bashkëpunim i mirë ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve, psikologut, drejtorit dhe prindërve, në mënyrë që të adresohen rastet kur dikush ndjehet që po i cënohet çfarëdo e drejte.

Nagavci ka vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës njëmujore sensibilizuese kundër dhunës në shkolla me moton “Të gjithë së bashku për shkollën miqësore”, në shkollën “Iliria” në Prishtinë, në të cilën ishte duke u trajtuar tema e dhunës me nxënësit e klasëve të pesta.

Ministrja Nagavci gjatë bashkëbisedimit me nxënës, mësimdhënës dhe stafin menaxherial tha se janë në një shkollë ku promovohet shëndeti, prandaj nuk ka dilemë se në këtë shkollë trajtohet po aq mirë edhe tema e dhunës.

Ministrja ndër të tjera tha se, qëllimi i kësaj fushate vetëdijësuese është që nxënësit të kenë të qartë se sa e rëndësishme është që të ndajnë informatat me prindër, mësimdhënës apo njerëz të tjerë të cilëve ata ju besojnë, në rast se njohin dikë që ballafaqohet me dhunë të cilësdo formë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?