KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mësimdhënësi thërret nxënësit e tij: Ejani në shkollë, nesër fillojmë mësimin (VIDEO)
Arsim

Mësimdhënësi thërret nxënësit e tij: Ejani në shkollë, nesër fillojmë mësimin (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 20:30 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Duke i kundërshuar grevat e mësimdhënësve, Ramadan Beqiri, profesori i lëndës së Fizikës në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, ka vendosor që të martën të mbajë mësim me 250 nxënësit e tij në këtë shkollë.

Në një prononcim të dhënë për KosovaNews, Beqiri ka thënë se mësimdhënësit nuk e kanë gjendjen e mirë financiare, por, sipas tij, një pagesë aq e ulët që po e kërkon sindikata nuk duhet të jetë arsyeja që mësimdhënësit të mos jenë me nxënësit.

“Kam bërë fetesë që nxënësit nesër të vijnë në shkollë dhe unë t’ua ofroj mësimin  atyre. Mësimdhënësit nuk e kanë gjendjen e mirë financiare me këto paga, por Qeveria ka ofruar një opsion jashtëzakonisht të mirë, besoj se këtë do ta rrisë edhe më tepër, mirëpo një pagesë aq e ulët, që e kërkon sindikata, nuk duhet të jetë arsyeja që ne të mos jemi me nxënësit.”, ka thënë Beqiri.

Duke u bërë thirrje kolegëve të tij që ta fillojnë mësimin, Beqiri ka thënë se ku mbetet dinjiteti i mësimdhënësve nëse nxënësit i tubojnë 50 euro, secili nga 20 centë, dhe na ofrojnë, duke na thënë se merri paratë e na mësoni.

“E kam bërë një llogaritje, se janë 250 nxënës, të cilëve do t’u jap mësim në lëndën e Fizikës, çka do të bëjmë nëse ata i tubojnë 50 euro, secili nga 20 centë, dhe na ofrojnë duke na thënë se merri paratë e na mësoni. Ku mbetet dinjiteti i sindikatës e i mësimdhënësit. Prandaj, unë i fotj nxënësit e kësaj shkolle që të jenë prezent, sepse unë do ta mbaj mësimin në lëndën e Fizikës bashkë me ta”, u shpreh ai për KosovaNews.

Duke i kujtuar vështirësitë e mësimdhënies pa pagesë në vitet e 90-ta, profesori Beqiri i ka bërë thirrje SBASHK-ut që t’i ndërpresë thirrjet e bojkotimit të mësimit.

“I bëj ftesë SBASHK-ut që t’i lërë thirrjet e bojkotimit të mësimit, sepse nuk na çojnë askund. Ne duhet të punojmë me nxënës, sepse unë jam një prej atyre që kam filluar punën në vitet e 90-ta, pa asnjë pagë, dhe kemi punuar. Fatmirësisht, tash kemi paga, nuk janë të mira, por besoj që kjo qeveri do t’i përmbushë kërkesat tona në mandatin që e ka”, ka thënë ai.

Ndryshe, viti i ri shkollor, që do të duhej të fillonte më 1 shtaror, nuk ka filluar ende për shkak të grevave të organizuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u nuk është tërhiqur nga greva e nisur më 25 gusht, pavarësisht që Qeveria e Kosovës vendosi t’i ndajë nga 50 euro në muaj për secilin zyrtar publik nga shtatori deri në fund të vitit aktual fiskal.

Kujtojmë se grevat e mësimdhënësve i kanë kundërshtuar edhe Këshilli i Prindërve dhe Këshilli i nxënësve./KosovaNews.

Gjithashtu lexoni:

Kurti jep detaje për projektin 37 milionësh që do të përfitojnë shumica e komunave të Kosovës

Kurti prezanton projektin e banimit social adekuat: 37 milionë € për 21 komuna

Qeveria thërret konferencë për media, flasin Pacolli e Hoti

Haxhiu falënderon Mattarellan dhe Melonin për mikpritjen para hapjes së Lojërave Mesdhetare

Hoti: Tragjeditë në vendin e punës kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik

TAGGED: Grevat, mësimdhënësit, SBASHK
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?