Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për emërimin, riemërimin ose avancimin e stafit akademik.
Konkursi është hapur për 150 pozita të reja, prej tyre 71 pozita për rekrutimin e stafit akademik me titullin asistentë si dhe 79 pozita për titullin profesorë asistentë.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë, në veçanti të rinjtë e të rejat që duan të japin kontributin e tyre në universitetin më të madh publik.
“Mundësi për profesionistët me vlera të palëkundura dhe busullë të fortë profesionale dhe morale. Duke i dhënë përparësi integritetit në proces të emërimit, riemërimit dhe avancimit, jemi të përkushtuar të nxisim një mjedis ku stafi i ri ndihen të fuqizuar, të vlerësuar dhe të mbështetur”, ka thënë Nagavci.
Tutje ministrja tha se si ministri presin proces transparent dhe të bazuar në meritokraci.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 qershor 2023.
Detajet e konkursit i gjeni në këtë link: https://dokumente.uni-pr.edu/
