Ad image

Çfarë duhet të bëhet që të ndalet kopjimi në Testin e Arritshmërisë?

Kosova News
Kosova News 19:28 -14/06/2022

Testi i Arritshmërisë edhe sot u shpërnda në rrjete sociale.

Ka mjaftuar gjysmë ore prej kur ka nisur testimi i semi-maturantëve që pyetjet dhe përgjigjet e sakta të publikohen në grupe të ndryshme në “Facebook”, derisa janë krijuar edhe grupe të tjera private në Viber.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në fazën e parë të Testit të Arritshmërisë ku pothuajse të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, e grupeve të ndryshme, u publikuan në rrjete sociale.

Pas përfundimit të pjesës së parë të testit, që u mbajt më 4 qershor, MASHTI njoftoi se nxënësit që kanë përdorur telefona nuk mund ta përsërisin edhe një herë pjesën e parë të testit dhe atyre do t’iu llogariten pikët vetëm nga pjesa e dytë.

Duke parë dështimin e sërishëm të organeve kompetente që ky test të mbahet në nivelin e duhur, e jo nxënësit të kopjojnë, shtrohet pyetja: cilat janë masat dhe veprimet që mund ta ndalojnë kopjimin në Testin e Arritshmërisë? Dhe sigurisht: Përveç Ministrisë së Arsimit: Kush është fajtori tjetër?

Sigurisht se kopjimi ‘masiv’ në një mënyrë prodhon edhe analfabetë funksionalë dhe duhet të merren masa sa më rigoroze që kjo mos të bëhet një praktikë e zakonshme. (Albanian Kids Education)

TAGGED: ,
Shpërndaje