Skuadra e Arsenalit e ka zyrtarizuar transferimin e Jurrien Timber nga Ajaxi.
Mbrojtësi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Topçinjët”, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, ku transferimi i tij i ka kushtuar 40 milionë funte.
Holandezi bëhet nënshkrimi i dytë i Arsenalit në afatin kalimtar të verës pas ardhjes së Kai Havertz nga Chelsea muajin e kaluar.
Sezonin e kaluar Timber bëri 47 paraqitje për Ajax në të gjitha garat dhe shënoi dy gola.