KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arsenali fiton bindshëm ndaj Brighton, bëhet lider
Sport

Arsenali fiton bindshëm ndaj Brighton, bëhet lider

Kosova News
Kosova News 22:11 -06/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas barazimit në derbin me Manchester Cityn, Arsenali ka realizuar dy fitore në Premier League dhe mbetet fuqishëm në garë për titullin e kampionit.

Pas festës ndaj Lutonit në xhiron e kaluar, sonte djemtë e Mikel Artetës mposhtën Brightonin, gjithmonë rival i vështirë, por kësaj radhe me fitore të pastër 3:0, duke u rikthyer në pozitën e liderit. Aty do të jenë të paktën deri nesër, kur Liverpool të luajë derbin e madh me Manchester United në ‘Old Trafford’.

Nga ana tjetër, djemtë e De Zerby-t pësuan humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit, pasi dy xhiro më parë humbën nga Liverpool. Por ndryshe nga ajo ndeshje, sonte ata nuk treguan pothuajse asgjë nga ajo që dinë të bëjnë më së miri.

Arsenali dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti fitoren e dëshiruar me një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë. Në minutën e 33-të Saka zhbllokoi rezultatin nga penalltia, derisa në fillim të pjesës së dytë Kai Havertz konfirmoi formën e tij të shkëlqyer dhe me golin e nëntë sezonal në Premier League e çoi rezultatin në 2:0. Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Trossard në minutën e 86-të.

Në xhiron e radhës, Arsenalin e pret një provë e re e vështirë, sepse do të përballet me Aston Villan, skuadër që lufton për Champions League.

Gjithashtu lexoni:

Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme

Wirtz në bisedime me Cityn

FShF-ja del me deklaratë rreth biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Vazhdon beteja ligjore, tani PSG padit Mbappen dhe i kërkon 98 milionë euro

Kosova News 06/04/2024 06/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Drenasi mbetet pa ujë!
13:40 -14/05/2025
Samiti që tronditi Lindjen e Mesme: SHBA heq sanksionet, Siria drejt kthimit në skenën botërore
13:30 -14/05/2025
Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore
13:28 -14/05/2025
Haradinaj bën homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan: Krimet e Serbisë nuk harrohen e as nuk falen
13:13 -14/05/2025
Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së kundër shtrenjtimit të energjisë
12:57 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?