KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arsenal lufte në bodrum: Policia zbulon armë, granatë dhe qindra fishekë në veri të Mitrovicës
Siguri

Arsenal lufte në bodrum: Policia zbulon armë, granatë dhe qindra fishekë në veri të Mitrovicës

Kosova News
Kosova News 14:02 -03/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një sasi e konsiderueshme armësh, municioni dhe pajisjesh të dyshimta ushtarake është zbuluar sot në veri të Mitrovicës, pas informacioneve të siguruara nga qytetarët.

Policia e Kosovës njoftoi se ka pranuar të dhëna se në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki” mund të kishte mjete ilegale. Pas ndërhyrjes së menjëhershme dhe kontrollit në bodrumin kolektiv, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një arsenal të tërë, transmeton lajmi.net.

Sipas policisë, në vendngjarje janë konfiskuar tre armë të gjata, një tytë vazhduese dhe një kondak për armë të gjatë, si dhe 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu janë gjetur 14 karikatorë dhe 10 krehër për fishekë, një granatë dore tymuese dhe dy antiplumba ushtarakë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe katër mostra të mundshme të ADN-së, dy xhaketa ushtarake, një bluzë uniforme ushtarake dhe një palë pantallona ushtarake, si dhe mbështjellës me material tekstili dhe shirita ngjitës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime intensive.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo aktivitet i dyshimtë të raportohet në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor, duke theksuar se siguria arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Njoftimi i plotë: 

Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjera ilegale

Mitrovicë Veri, 03.02.2026

Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale.

Pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar:

• 3 – Armë të gjata

• 1 – tytë vazhduese

• 1 – Kondak për armë të gjatë

• 764 – fishek te kalibrave të ndryshëm

• 14 – karikator

• 10 – krehër për fishek

• 1 – granad dore tymuese

• 2 – antiplumb ushtarak

• 4 – Mostëra te mundshme e adn-së

• 2- jakne ushtarake

• 1 – bluzë e uniformes ushtarake

• 1 – palë pantallona ushtarak

• Mbështjellës me material tekstili

• Shirita ngjitës

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, si dhe i inkurajon që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim./lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Kosova News 03/02/2026 03/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?