Sonte do të zhvillohet derbi mes rivalëve nga Londra, Arsenalit dhe Chelseat, në kuadër të javës së 34-të në Premierligë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, nga ora 21:00.
“Topçinjtë”, që nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit duke regjistruar tri barazime radhazi e një humbje, me një fitore eventuale sonte do të riktheheshin në pozitën e parë në tabelë, për të mbajtur ende gjallë shpresat për titull, shkruan Gazeta Express.
Arsenali me 75 pikë renditet i dyti në tabelë, me vetëm një pikë më pak se Manchester City, që është lider.
Formë të mirë nuk po kalojnë as “Blutë”, që nuk dinë për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat duke regjistruar dy barazime e katër humbje.
Chelsea deri më tani ka grumbulluar 39 pikë dhe ndodhet në pozitën e 12-të.
Formacionet zyrtare:
Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Jorginho; Saka, Odegaard, Trossard; Gabriel Jesus.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Thiago Silva, Fofana, Chilwell; Enzo Fernandez, Kante, Kovacic; Madueke, Aubameyang, Sterling.