Klubi anglez, Leeds United, do të bëhet me pronar të rinjë.
Përmes një deklarate zyrtare, Leeds United konfirmon se është arritur marrëveshja mes Aser Ventures dhe 49ers Enterprises për blerjen e klubit, shkruan IndeksOnline.
Të dyja palët vazhdojnë të punojnë për detajet, dhe përditësime të mëtejshme do të sigurohen së shpejti.
Leeds nuk arriti të mbetet në Premierligë, dhe i gjithë fokusi i klubit mbetet te një rikthim i shpejtë në elitën e futbollit anglez.


