Policia e Kosovës gjatë një aksioni në mesditën e sotme ka ndaluar 2 persona në një nga lokalet më të njohura të Prishtinës në “Che Bar”.
Sipas burimeve të KosovaNews njëri nga personat e ndaluar është Valon Demolli i cili është shef i asamblistëve të LDK-së në Komunën e Podujevës.
KosovaNews mëson se ndalimi i Demollit bashk me një person tjetër ka ndodhur nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Demolli bashkë me shokun e tij janë dërguar në stacion policor në qendër dhe janë duke u intervistuar nga policia e Kosovës në pritje të urdhërit të prokurorit për shqiptimin e masave të mëtutjeshme.


