Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në komunën e Gjilanit, pasi ai dyshohet se kryer veprën penale të dhunimit në Ferizaj.
Ky rast i dhunimit është raportuar në polici gjatë ditës së djeshme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh tregon se ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky rast është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./KosovaNews/


