Prokuroria Themelore ka konfirmuar se është arrestuar sot në Prishtinë edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit, ndaj tij pritet të caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.
Ndërkaq gjatë ditës, lidhur me këtë rast është arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.
Sipas raportimeve, Murseli pagoi 30 mijë euro për Plavën që ta vrasë Liridonën.