KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullatës civile në Kamenicë
Siguri

Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullatës civile në Kamenicë

Kosova News
Kosova News 21:03 -07/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet Z.A., nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale thotë se serbi i arrestuar dyshohet se kishte torturuar për një ore e gjysmë një persona në vitin 1999 në Kamenicë.

“I pandehuri Z.A., dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë”.

Prokuroria thotë se këto veprime janë të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare  të Gjenevës dhe protokolleve shtesë.

“Po ashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Z.A., gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale ai pastaj ka filluar të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të  pronës së shqiptarëve,  i’a ka vënë zjarrin, si dhe ka marr pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.

Me këto veprime i pandehuri Z.A., kishte për të kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës  civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

Gjithashtu lexoni:

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Haradinaj: Ilirin e Hazirin do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë

Tentim vrasje në Viti

Kosova News 07/03/2023 07/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Bayer Leverkuseni
14:28 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?