KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet një polak nën dyshimin për planifikim të një atentati ndaj Zelenskyt
Botë

Arrestohet një polak nën dyshimin për planifikim të një atentati ndaj Zelenskyt

Kosova News
Kosova News 11:56 -19/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një burrë polak është arrestuar dhe akuzohet se po bashkëpunonte me inteligjencën ruse për të kryer një atentat të mundshëm ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë bërë të ditur autoritetet.

Prokurorët polakë kanë thënë se personi, i quajtur Pawel K, dyshohet se kishte për detyrë të mblidhte informacione për një aeroport në Poloni të përdorur nga presidenti i Ukrainës, raporton BBC.

Arrestimi i tij është bërë në bazë të inteligjencës ukrainase.  Autoritetet nuk kanë specifikuar nëse burri tashmë ka dhënë ndonjë informacion.

Pawel K mund të përballet me deri në tetë vjet burgim nëse shpallet fajtor. Ai ndodhet në ruajtje derisa hetimi po vazhdon.

Në një deklaratë, prokurorët polakë pretenduan se Pawel K i kishte ofruar shërbimet e tij inteligjencës ushtarake ruse.

“Ai kontaktoi rusët të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë”, shtuan ata.

Ata thanë se Pawel K ishte ngarkuar me mbledhjen e informacionit në lidhje me sigurinë në aeroportin Rzeszow-Jasionka në Poloninë juglindore.

Zelensky kishte kryer disa udhëtime jashtë vendit që kur ka nisur lufta në Ukrainë, duke përdorur këtë aeroport.

Zyrtarë të tjerë të huaj, si presidenti amerikan Joe Biden, kanë kaluar tranzit përmes aeroportit në rrugën e tyre për në Ukrainë. V

Vitin e kaluar, autoritetet polake thanë se kishin arrestuar një grup shtetasish të huaj nën dyshimin se kishin spiunuar për Rusinë. Ata u raportuan se kishin instaluar dhjetëra kamera, duke përfshirë disa rreth aeroportit Rzeszow-Jasionka.

Ndërkaq, të enjten, Gjermania arrestoi dy spiunë të dyshuar rusë nën dyshimin se planifikonin të sabotonin ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 19/04/2024 19/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?