Policia e Kosovës njofton se sot, më 28.04.2025, ka arrestuar në Ferizaj një person të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë.Ky arrestim lidhet me rastin që kishte ndodhur dje, më 27.04.2025, në rrugën “Gjon Sereqi”, në Ferizaj, ku u raportua se viktima me inicialet F.V. mori lëndime të rënda trupora nga mosmarrëveshja me disa persona.I dyshuari që është arrestuar për këtë rast është i mitur dhe shtetas i Shqipërisë, me banim të përkohshëm në Kosovë.“Më 28.04.2025, rreth orës 12:30, në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, policia ka arrestuar të dyshuarin M.D.,16 vjeç shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendbanim të përkohshëm në Kosovë, Ferizaj” – njofton Policia.Viktima pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.Ndërsa të dyshuarit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari është ndaluar për 24 orë në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Gjithashtu lexoni:
Kosova News