Një person është arrestuar sot rreth orës 00:15 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në fshatin Greme të Ferizajt, nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje.
Policia ka bërë të ditur se pasi kanë marrë informatën, policët hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin me inicialet B.O., 39 vjeç, i cili pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë psikike dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij 38 vjeçe dhe vajzën 17 vjet.
Sipas Policisë, i dyshuari këto veprime i ka përsëritur disa herë në familje.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe kanosje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.


