Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Mitrovicë i cili dyshohet se ka tentuar ta vras gruan e tij me mjet të mprehtë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15;30 në rrugën “Dibra”, dhe i njëjti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me një mjet të mprehë ka tentuar ta godet viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


