Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollimit të veturës i janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro para.
Sipas Policisë, paratë e konfiskuara dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Ramiz Cernica, Prishtinë 02.08.2023 – 00:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro para, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin policor.


