Policia e Kosovë njofton se një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka kanosur të dashurën e tij.
Sipas Policisë, viktima ka thënë se i dyshuari edhe më parë e kishte kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


