Një person është arrestuar të martën në Mushtisht pasi që ai brenda një viti ka mashtruar dy persona duke ua marrë mbi 100 mijë euro.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.
“Më 01.10.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ai gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


