Është arrestuar një person në Mitrovicën Veriore, gjatë ditës së djeshme pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Veri, 14.07.2023-16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.


