Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Malishevë, nën dyshimin se gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ndodhi të hënën në fshatin Guriq, ku u dëgjuan të shtëna, derisa i dyshuari V.K., i lindur në vitin 1970, armën e mbante me leje.
“Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pistoletë e tipit REX-0, 13 gëzhoja të kalibrit 9x19mm, 15 fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe dy karikatorë të po të njëjtës armë”, thuhet në njoftimin e policisë
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.



