Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njejti dyshohet se ka tentuar me veturën e tij t’i godas dy zyrtarë policorë.
Sipas Policisë, i dyshuari është ndaluar për kontrollim nga policia sepse në automjetin e tij, dyshohej se kishte mallra të kontrabanduara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me automjetin e tij kombi ka tentuar të godas dy zyrtarët policor të cilët i kishin dhënë shenjë për tu ndalur për shkak se në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme-kryesisht pije alkoolike të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara. Gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje, ka përdorur mjetet zyrtare por nuk janë shkaktuar lëndime apo dëme materiale”, thuhet në njoftim.


