Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se banesën e njëjtë ua ka shitur dy personave.
Lajmi u bë u ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” dhe është iniciuar si “Mashtrim”.
“Me 25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë, në përudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.


