Policia në Gjakovë ka arrestuar një person pasi i njëjti raportohet se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka refuzuar të pranojë trajtim mjekësor dhe u dërgua në strehimore.
Bëhet e ditur se është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm nga policia, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar te prindërit.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


