Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se në Slloveni në muajin maj të vitit të kaluar, ka dhunuar dhe rrahur një grua.
Në raportin 24 orësh të Policië, thuhet se i dyshuari, ndaj të cilit thuhet se ka kallëzim penal nga autoritetet sllovene, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


