Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për dhënie ryshfeti.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në rrugën “Meshari” rreth orës 00:10 të datës 10 tetor 2025, kur i dyshuari mashkull kosovar, pas një kundërvajtjeje në trafik, ka tentuar t’u ofrojë 100 euro zyrtarëve policorë.
Bëhet e ditur se pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.


