Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në një aheng.
Sipas Policisë, të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhë i njejti është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar.
“Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj 18.07.2023 – 00:30. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.


